Instituti për politikë evropiane – Shkup, së bashku me Komitetin e Helsinkit në Maqedoni, sot në Qendrën Informative të UE – së i prezentuan zbulimet nga hulumtimet e mendimit pulik në lidhje me gjyqësinë, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.
Zbulimet nga hulumtimet tregojnë se 50% nga të anketuarit konsiderojnë se gjyqësia në Republikën e Maqedonisë nuk i plotëson standardet për integrim në Unionin Evropian. Në lidhje me punën e gjyqësisë, 47% e notojnë si të keqe.
Si pengesë më e madhe në zbatimin e reformave, 31% nga qytetarët e potencojnë ryshfetin dhe korrupsionin në gjyqësi.
Sipas kërkimeve, 65% nga të anketuarit konsiderojnë se organizatat qytetare duhet të marrin pjesë në reformat në gjyqësi.
Hulumtimi i mendimit publik është kryer si pjesë e projektit Rrjeti 23+, i finansuar nga Unioni Evropian.
Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në linqet në vijim.