Koalicioni për gjykim të drejtë dhe adekuat e prezentoi analizën e vet për
Implementim të standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë dhe adekuat, si pjesë e projektit Rrjeti 23+.
Lëndë e analizës është puna e Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës Themelore Shkupi 2, me çrast janë analizuar 60 raste penale dhe 20 raste civile. Këo raste janë analizuar nga aspekti i standardeve për gjykim të pavarur dhe të paanshëm, konkretisht:
- E drejta në gjykim të pavarur dhe të paanshëm;
- Gjykim në afat kohor të arsyeshëm;
- Publiku;
- Prezumimi i pafajësisë;
- Barazia e armëve;
- Respektimi i të drejtës minimale për mbrojtje;
- E drejta në ankesë.
Në analizë janë të përfshira standarde ndërkombëtare dhe standarde vendore, si dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Dokumentin mund ta gjeni në vijim.
Hulumtimi është i përpunuar si pjesë e projektit Rrjeti 23+, i financuar nga Unioni Evropian.