69% e qytetarëve nuk e dijnë se egziston ndihmë juridike falas

Categories

69% e qytetarëve nuk e dijnë se egziston ndihmë juridike falas

Shoqata Multikultura prezentoi analizë të Ligjit për ndihmë juridike falas (LNJF) dhe efektin e zbatimit të tij në praksë. Sipas rezultateve të hulumtimit, 69% të të anketuarëve nuk janë të njohtuar mundësinë e kërkimit të ndihmës juridike falas. Gjithashtu, 3% nga të anketuarit janë të njohur me egzistimin e shoqatave që janë të autorizara për ofrimin e ndihmës juridike falas në qytetin e tyre.



Kushtet për të marrë ndihmë juridike falas
Kushtet që nji person duhet t’i plotësojë që të mund të merr ndihmë juridike falas janë të parashikuara me nenin 12 nga LNJF. Paragrafi 1 nga ky nen thotë:
  1. Të drejtë për ndihmë juridike falas kanë personat nga paragrafi (2) i këtij neni, të cilët duke marrë parasysh gjendjen e tyre materiale nuk do të mund t’i realizonin të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj, pa e rrezikuar mbajtjen personale dhe mbajtjen e anëtarëve të familjes së vet me të cilët jetojnë në familje të përbashkët
Neni 12 parashikon edhe rrethana plotësuese për të cilat mund të kërkohet ndihmë juridike falas.

Numri i kërkesave për ndihmë juridike falas
Nga viti 2011 deri në vitin 2016, kur edhe u lëshua raporti i fundit i Ministrisë të Drejtësisë, janë dorëzuar 724 kërkesa për ndihmë juridike falas në gjithë territorin e RM-së. Ky numrë paraqet numër të vogël të kërkesave, duke marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë prej rreth 25% dhe numrin e madh të rasteve sociale.



Rekomandime
Nji nga problemet e Ligjit për ndihmë juridike falas është se nuk i është bërë promovim i mjaftueshëm, nga arsye të panjohura dhe të gjithë qytetarët nuk kanë informata lidhur me egzistimin e tij. Është e patjetërsueshme të bëhet promovimi i këtij ligji nga ana e insitucioneve, posaqërisht nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, përmes publikimit të tekstit ligjor në web faqen e ministrisë.

Janë të nevojshme edhe ndryshime të vet ligjit, posaqërisht në pjesën e kushteve për të qenë shfrytëzues i kësaj ndihme. Kushtet janë të larta dhe numër i madh i qytetarëve nuk mund të jenë shfrytëzues të ndihmës juridike falas. Për atë, kur kërkesa për ndihmë juridike falas refuzohet, shpenzimet e bëra për tu siguruar dokumentet për ndihmë juridike falas do të duhet ti mbulojë vet kërkuesi.

Shikoni hulumtimin e tërësishëm në linkun më poshtë

Hulumtimi i shoqatës Multikultura është përpunuar si pjesë e projektit “Rrjeti 23+”, që është i finansuar nga Bashkimi Evropian.

Download files

 Анализа: Ndihma juridike pa pagesë - sfidat dhe zgjidhjet 

Gallery