Organizatat qyetare kërkojnë zgjedhje dhe emërim urgjent të disa kuadrove në disa intstitucione

Categories

Organizatat qyetare kërkojnë zgjedhje dhe emërim urgjent të disa kuadrove në disa intstitucione

Me iniciativë të dhjetë rrjeteve të shoqatave qytetarësh të cilat gjithsej bashkojnë përreth 100 shoqatash dhe iniciativash, sot, më 28 nëntor 2019 mbajtën një konferencë për shtyp dhe protest përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organizatat kërkuan zgjedhje dhe emërtime sa më të shpejt në disa institucione dhe organe nga ana e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërtimeve, dhe dorëzuan edhe kërkesa me shkrim deri te të gjithë deputetë të Kuvendit.

Me një kërkesë për transparencë, organizatat joqeveritare i kërkuan Kuvendit që urgjentisht dhe menjëherë, para lëshimit të Kuvendit, të fillojë dhe përfundojë me procedurat e zgjedhjes dhe emërimit në organet e mëposhtme:
  • Zgjedhja dhe emërtim i anëtarëve të Komisionit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi;
  • Zgjedhja dhe emërtim i një drejtori/e të Direksionit për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Zgjedhja dhe emërtim i një drejtori/e të Agjencisë për qasje të lirë te informatat me karakter publik;
  • Zgjedhja dhe emërtim i një drejtori/e të Entit shtetëror të revizionit;
  • Zgjedhja dhe emërtim i një Këshilli programor në RTVM;
  • Zgjedhja dhe emërtim të anëtarëve të këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale;
  • Zgjedhja dhe emërtim të tre anëtarëve të Këshillit gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Zgjedhja e përfaqësuesve nga shoqatat e qytetarëve në mekanizmin e jashtëm për kontrollë qytetar mbi policinë dhe Avokatin e popullit;
  • Zgjedhja dhe emërtim i anëtarëve të komisionit për çmimin kombëtar “Meto Jovanovski“.
“Shoqatat e qytetarëve shprehin shqetësinë tonë për veprimet për zgjedhje dhe emërtim të kuadrin në disa organe, të cilët tashmë për një kohë më të gjatë janë ngelur te Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërtimeve. Këto institucione kanë rol kyç në zbatimin e politikave të cilët duhet kontribuar për ndryshime pozitive për të garantuar të drejtat e qytetarëve dhe avancim të llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve. Komisioni për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi është një nga organet, zgjedhja e anëtarëve të të cilit është vonuar për më shumë se katër muaj. Afati i themelimit të këtij Komisioni ishte 22 gusht, dhe mandati i Komisionit të mëparshëm skadoi në qershor 2019, dhe që nga atëherë nuk ekziston një organ për barazi në vendin tonë. Janë vërejtur mangësi në përzgjedhjen e këtij Komisioni, që nga shpallja e njoftimit, ndërsa vonimi i zgjedhjeve vetëm zgjat mbrojtjen e qytetarëve kundër diskriminimit.” – tha Jovana Jovanovska Kanurkova nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.
 
Sibel Amet, përfaqësuese e Grupi blueprint për reforma në gjyqësi theksoi se: “Ngecja e procesit të zgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit gjyqësor e minon efektivitetin dhe efikasitetin e këtij institucioni, veçanërisht në lidhje me kuorumin për të vendosur për procedurat e pushimit nga puna të gjyqtarëve, të filluar në dhjetor 2017 pas shfuqizimit të Këshillit të përcaktimit të fakteve dhe ngritjes së procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari. Me vonesën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ekziston rreziku që disa nga këto procedura të vjetrohen. Zgjedhja e përfaqësuesve të shoqatave të qytetarëve në mekanizmin e jashtëm të Avokatit të Popullit për kontrollin civil mbi policinë mbetet e pasigurt, megjithëse thirrja për aplikime nga organizatave joweveritare përfundoi rreth 4 muaj më parë. Nevoja për të krijuar një mekanizëm të jashtëm lindi pas praktikave të vjetra të mosndëshkimit për zyrtarët e policisë dhe policinë e burgjeve në rastet e shkeljes së kompetencave të tyre, si dhe mosfunksionimi i mekanizmave tashmë të vendosur për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në raste të veprimit joprofesional dhe ipaligjshëm të policisë.”
 
Nga Platforma për luftë kundër korrupsionit theksojnë se: “Për një kohë të gjatë, Agjencia për qasje të lirë te informatat me karakter publik dhe Enti shtetëror i revizionit kanë mbetur pa struktura menaxhuese, gjë që është në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe institucioneve. Këto institucione janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të siguruar kontrollin e shpenzimeve publike, pajtueshmërinë rregullatore dhe të drejtën e qasjes në informacion. Kjo situatë paraqet rrezik të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit - i cili duhet të jetë një angazhim kryesor i deputetëve si përfaqësues të qytetarëve dhe mbrojtës të interesit publik.“

Ashmet Elezovski nga Qendra kombëtare rome deklaroi “Romët janë bashkësia etnike më e margjinalizuar, dhe varfëria midis romëve është, ndër të tjerash, edhe për shkak të diskriminimit ndaj atyre. Në rrethana të tilla, ne e konsiderojmë të detyrueshme që të paktën një anëtar i Komisionit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi të jetë rom, dhe që disa anëtarë të bashkësive më të vogla etnike të përfaqësohen në gjyqësorin dhe organet dhe institucionet e tjera“.  

Shoqatat e qytetarëve me vëmendje i dorëzuan kërkesat e tyre deri të gjithë deputetë të Kuvendit dhe theksuan se do t’i ndjekin këto procese dhe do të vazhdojnë të veprojnë derisa nuk realizohen kërkesat e tyre. 

Gallery