Ndihma juridike pa pagesë – sfidat dhe zgjidhjet
-
06 shtator 2017
-
Nacional
-
sektori joqeveritar
-
Analizë
Ligji për ndihmë juridike pa pagesë është përshtatur si pjesë e planit strategjik për reforma
në sistemin e gjyqësorit, me qëllim harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera juridike të
shteteve të UE-së.
LNJP u përpilua në dhjetor të vitit 2009, ndërsa filloi të zbatohet në korrik të vitit 2010. Në
fillim të implemenitimit, numri i kërkesave për NJP ishte shumë i vogël sepse njerëzit ende
nuk kishin informacion për mundësitë e shfrytëzimit të të drejtës për NJP, madje sipas
anketës së realizuar nga organizata Multikultura edhe sot një numër i vogël qytetarësh ka
informacion për këtë ligj dhe atë pjesa më e madhe janë njerëz që i takojnë sferës juridike.
Si shkak kryesor i mosinformimit të qytetarëve për këtë ligj, është mungesa e promovimit të
këtij ligji, për arsye të panjohura. Prandaj, është e nevojshme që të bëhet një promovim për
ekzistencën e këtij ligji nga Ministria e Drejtësisë në ueb-faqet e ministrisë, me të gjitha
detajet e përmbajtjes së këtij ligji, në formë të
Më shum