Dokumente: Me tag Standarde ndërkombëtare

 ИДНИНАТА НА СЛОБОДАТА НА СОБИРАЊЕ ВО СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА ВО ДИГИТАЛНАТА ЕРА

  •  19 nëntor 2021
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut Përvoja dhe Perspektiva

  •  13 shtator 2021
  •  Margarita Caca Nikollovska, Igor Spirovski, Martin Sopronov
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Gjykatat kushtetuese janë autoritete të veçanta kushtetuese të cilat si kompetencë të tyre e kanë kontrollin mbi kushtetutshmërinë, ndërsa në disa vende edhe ligjshmërinë. Si rezultat i këtij roli të tyre të rëndësishëm në sistemet politikë të shteteve ato paraqesin një element kyç të konstitucionalizmit që e nënkupton kundërpeshën (kufizimin) e supremacisë parlamentare dhe të pushtetit ekzekutiv në procesin e sendërtimit të pushtetit shtetëror dhe për vendosjen e sistemit të “demokracisë kushtetuese” të bazuar mbi supremacinë e Kushtetutës. Në këtë kuptim, njëri nga funksionet themelore të gjyqtarëve kushtetues konsiston me sigurimin e vlerës së parimit themelor të ndarjes së pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në një shoqëri demokratike, përkatësisht t’i kontrollojnë dhe mbajnë titullarët e këtyre pushteteve në kufijtë e prerogrativëve të tyre kushtetues me qëllim të sendërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë demokratike të bazuar në sundimin e të drejtës dhe liritë e

Më shum

 Si të përmirësojmë kulturën juridike në Maqedoni

  •  25 gusht 2021
  •  Natali Petrovska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Tjetër

Të gjithë këta faktorë ndikojnë në mënyrën se si do të përpiloheshin vendimet gjyqësore, si dhe cilësia e tyre, e cila është thelbësore për ekzistimin e jurisprudencës që do të ofrojë ushtrimin dhe sigurimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, si dhe subjekteve të tjera në vend. Cilësia e drejtësisë është një përkushtim i vazhdueshëm dhe afatgjatë i organeve dhe mekanizmave ndërkombëtarë të parashikuara nga konventat, rezolutat dhe rekomandimet e miratuara nën patronazhin e tyre, me qëllim lehtësimin e aksesit në drejtësi, përmirësimin dhe thjeshtimin e procedurave, zvogëlimin e ngarkesës së gjykatave nga puna dhe rifokusimin mbi punën e gjyqtarëve për aktivitete të pastra gjyqësore.

Më shum

 Raport për vitin 2019 për rezultatet nga realizimi i strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017 – 2022

  •  05 nëntor 2020
  •  Aleksandar Nikolov, Iva Conevska
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Ky raport bazohet në planin për monitorimin e zbatimit dhe vlerësimit të rezultateve të Strategjisë për reformë në sektorin e drejtësisë 2017-2022, e cila përmban tregues të orientuar drejt qytetarëve dhe bashkëveprimin e tyre me gjyqësorin, për qëllimet strategjike, drejtimet, masat dhe aktivitetet e Strategjisë. Treguesit matin rezultatet përmes prizmit të të drejtave të njeriut dhe efekteve mbi qytetarët, kundrejt funksionimit të përgjithshëm të sektorit. Ky raport përfshin qëllimet e mëposhtme strategjike të Strategjisë: cilësia, efikasiteti, transparenca, planifikimi strategjik dhe politikëbërja, institucionet e drejtësisë, fusha ndëshkimore-korrigjuese, fusha juridike dhe e kundërvajtjes dhe fusha juridike-civile. Treguesit nuk i përfshijnë qëllimet e mëposhtme strategjike të Strategjisë: pavarësia dhe paanësia,1 përgjegjësia, qasja në drejtësi (me përjashtim të noterisë, përmbarimit dhe ndërmjetësimit), Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve, fusha administrative-juridike.

Më shum

 Извештај во сенка 2020

  •  26 maj 2020
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

 shadow-report19

  •  14 maj 2019
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

 Mes veprimit dhe mosveprimit - Reformat në Kapitullin 23

  •  16 prill 2018
  •  Instituti për Politikë Evropiane – Shkup dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Kjo pasqyrë e shkurtër i përmbledh të dhënat dhe rekomandimet kryesore të Raportit në hije për Kapitullin 23 për periudhën kohore nga maji 2016 deri në janar të vitit 2018. I hartuar nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Pasqyra përfshin tri periudha të ndryshme: - periudha para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016, - periudha e tranzicionit pas zgjedhjeve dhe para formimit të Qeverisë së re më datë 31 maj të vitit 2017, dhe - periudha nga zgjedhja e Qeverisë së re deri në fund të muajit janar të vitit 2018. Raporti i prezanton ngjarjet kryesore në periudhën e analizuar dhe jep rekomandime për politikat në secilën fushën të Kapitullit 23. Për analizë të detajuar të të gjitha fushave, ju lutemi shiheni Raportin në hije. Shadow Report.

Më shum

 RAPORTI NË HIJE PËR KAPITULLIN 23: për periudhën kohore nga muaji maj i vitit 2016 deri në janar të vitit 2018

  •  30 mars 2018
  •  Rrjeta 23
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

Projekti “Rrjeti 23+”, të cilin e implementon Instituti për Politikë Evropiane – Shkup dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim t’i ofroj një kontribut të strukturuar shoqërisë civile në monitorimin dhe vlerësimin e politikave të përfshira me Kapitullin 23 nga aderimi në BE – Jurisprudenca dhe të drejtat themelore. Ky raport i bashkon në një tërësi të vetme koherente të gjitha konstatimet, konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat rezultuan nga monitorimi i fushave të strukturuara në Kapitullin 23 – Jurisprudenca dhe të drejtat themelore. Në të vërtetë, ky është Raporti i tretë në hije të cilin e publikon “Rrjeti 23”. Dy raportet paraprakë kishin të bëjnë me periudhën kohore tetor 2014 - korrik 2015 dhe korrik 2015 – prill 2016. Raporti e përfshinë periudhën kohore nga fillimi i muajit maj të vitit 2016, përfundimisht me fundin e muajit janar të vitit 2018. Periudha e përfshirjes së Raportit është vazhduar, në mënyrë që korrespondoj me ciklin e ri të raporteve t

Më shum

 “NGA PRIBE 1 DERI TEK PRIBE 2 DHE MË PAS”

  •  23 nëntor 2017
  •  Institute for Human Rights, European Policy Institute - Skopje, Macedonian Young Lawyers Association
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Raport

KONKLUZIONE NGA RAPORTI I PARË I MONITORIMIT

Më shum

 Ndihma juridike pa pagesë – sfidat dhe zgjidhjet

  •  06 shtator 2017
  •  Nacional
  •  sektori joqeveritar
  •  Analizë

Ligji për ndihmë juridike pa pagesë është përshtatur si pjesë e planit strategjik për reforma në sistemin e gjyqësorit, me qëllim harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera juridike të shteteve të UE-së. LNJP u përpilua në dhjetor të vitit 2009, ndërsa filloi të zbatohet në korrik të vitit 2010. Në fillim të implemenitimit, numri i kërkesave për NJP ishte shumë i vogël sepse njerëzit ende nuk kishin informacion për mundësitë e shfrytëzimit të të drejtës për NJP, madje sipas anketës së realizuar nga organizata Multikultura edhe sot një numër i vogël qytetarësh ka informacion për këtë ligj dhe atë pjesa më e madhe janë njerëz që i takojnë sferës juridike. Si shkak kryesor i mosinformimit të qytetarëve për këtë ligj, është mungesa e promovimit të këtij ligji, për arsye të panjohura. Prandaj, është e nevojshme që të bëhet një promovim për ekzistencën e këtij ligji nga Ministria e Drejtësisë në ueb-faqet e ministrisë, me të gjitha detajet e përmbajtjes së këtij ligji, në formë të

Më shum