Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut Përvoja dhe Perspektiva
-
13 shtator 2021
-
Margarita Caca Nikollovska, Igor Spirovski, Martin Sopronov
-
Nacional
-
sektori joqeveritar
-
Analizë
Gjykatat kushtetuese janë autoritete të veçanta kushtetuese të cilat si kompetencë të
tyre e kanë kontrollin mbi kushtetutshmërinë, ndërsa në disa vende edhe ligjshmërinë.
Si rezultat i këtij roli të tyre të rëndësishëm në sistemet politikë të shteteve ato paraqesin një element kyç të konstitucionalizmit që e nënkupton kundërpeshën (kufizimin)
e supremacisë parlamentare dhe të pushtetit ekzekutiv në procesin e sendërtimit të
pushtetit shtetëror dhe për vendosjen e sistemit të “demokracisë kushtetuese” të bazuar mbi supremacinë e Kushtetutës. Në këtë kuptim, njëri nga funksionet themelore të
gjyqtarëve kushtetues konsiston me sigurimin e vlerës së parimit themelor të ndarjes së
pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në një shoqëri demokratike, përkatësisht
t’i kontrollojnë dhe mbajnë titullarët e këtyre pushteteve në kufijtë e prerogrativëve të
tyre kushtetues me qëllim të sendërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë demokratike të bazuar në sundimin e të drejtës dhe liritë e
Më shum