Pavarësia e gjyqësorit trajtohet si e jashtme dhe e brendshme. Pavarësia e jashtme e vendos lidhjen midis pavarësisë së gjyqtarëve dhe parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit. Aspektet e saj bazë janë ndarja kushtetuese e pushtetit dhe raporti me mediat. Pavarësia e brendshme e nënkupton pavarësinë e çdo gjyqtari në kryerjen e funksionit të gjyqtarit, në marrjen e vendimeve pa kurrfarë kufizimi, ndikimi jopërkatës, presioni, kërcënimi ose ndërhyrje nga cilido qoftë autoritet tjetër, duke i përfshirë edhe ata brenda gjyqësorit.
Paanshmëria dhe përgjegjësia e nënkupton veprimin profesional sipas lëndëve të shpërndara dhe sigurimin e integritetit të profesionit. Duhet të parandalohet konflikti i interesave. Është i rëndësishëm sistemi i shpërndarjes së lëndëve tek gjyqtari. Pritet inkorporimi dhe respektimi i kodeksit të etikës së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve janë vendosur standarde të Këshillit të Evropës.
Në fushën e
profesionalizmit, kompetencës dhe efikasitetit kryesor është sistemi konsistent i trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Sa i përket efikasitetit, indikatorë kyç janë kohëzgjatja mesatare e lëndëve, lëndët e prapambetura, si dhe numri i lëndëve që zhvillohen një kohë më të gjatë. Është me rëndësi edhe instalimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit, statistika e jurisprudencës dhe qasja elektronike në drejtim të praktikës gjyqësore.
Anketa e opinionit publik: Pavarësia e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë
* për më shumë detaje klikoni mbi rrethet