Janë përfshirë masat e parandalimit, si dhe të represionit mbi korrupsionin. Me parandalim nënkuptohet shmangia e rreziqeve, të cilat shkojnë në favor të korrupsionit. Në fushën e represionit kërkohen rezultate të qarta sa u përket veprimeve dhe ndëshkimeve.
Fusha
Institucionet dhe politika ka të bëjë me Strategjinë Nacionale për Luftë Kundër Korrupsionit dhe zbatimin e saj. Janë të rëndësishme struktura organizative dhe funksionimi i institucioneve dhe organeve të cilat kanë kompetenca në luftën kundër korrupsionit.
Në fushën e
kornizës juridike ndërkombëtare dhe vendore ndiqet harmonizimi me legjislacionin e BE-së, konventat e Këshillit të Evropës, Kombeve të Bashkuara dhe OECD. Dispozitat nacionale materiale dhe procesuale penale duhet të harmonizohen me standardet ndërkombëtare dhe të zbatohen në praktikë. Çështjet aktuale janë konflikti i interesit, financimi i partive politike, furnizimet publike, qasja në informacionet publike, etj.