2019:
а) Raporte vjetore për punën e gjykatave; Gjykata Supreme dhe gjykatat e apelit publikojnë rregullisht raporte të tilla. Nga 27 gjykata themelore, vetëm tetë kanë publikuar raport vjetor për punën, një ka publikuar analizë për punën e lëndëve, katër kanë publikuar vetëm statistikë vjetore për lëndët, pesë kanë botuar statistikë mujore për lëndët, e cila nuk është përmbledhur çdo vit, dhe nëntë nuk kanë publikuar asnjë raport për punën. Ky është një përkeqësim i gjendjes krahasuar me vitin 2018, kur 12 gjykata themelore publikuan raporte vjetore, shtatë publikuan vetëm statistikë vjetore për lëndët, tre publikuan statistikë mujore për lëndët, e cila nuk është përmbledhur në nivel vjetor, dhe pesë nuk kanë publikuar asnjë raport të për punën.
b) Treguesit për rezultatet dhe cilësinë; ekziston Metodologji e statistikës gjyqësore, por raportet e gjykatave dhe Këshillit Gjyqësor nuk përmbajnë të dhëna për vlerën e treguesve të paraparë me metodologjinë (me përjashtim të treguesit për numrin e përgjithshëm të lëndëve të mbetura ). Në raportet janë përfaqësuar parametrat dhe treguesit e mëposhtëm: numri i lëndëve të pranuara, lëndët e zgjidhura, lëndët e pazgjidhura, lëndët e vjetra. Nuk janë përfaqësuar tregues tjerë të rëndësishëm, si për shembull: shkalla e zgjidhjes, koha e nevojshme e zgjidhjes së lëndëve të mbetura, vjetërsia mesatare e lëndëve të zgjidhura ose të pazgjidhura ose kategorizimi i tyre sipas vjetërsisë, numri / përqindja e vendimeve të ankimuara, numri i seancave të shtyra. Megjithëse metodologjia deklaron se do të mundësojë informata të krahasueshme për cilësinë, megjithatë ekizston përshtypje se cilësia perceptohet kryesisht përmes prizmit të kohëzgjatjes së procedurave, si dhe krahasimeve të përjashtimeve të kohëzgjatjes nga afatet ligjore për kohëzgjatjen e procedurave.
c) Sistemi IT për menaxhimin me lëndët. Softueri AKMIS është instaluar në të gjitha gjykatat dhe me të bëhet evidenca, ndarja dhe monitorimi i lëvizjes së lëndëve gjyqësore në punën.
ç) Sistemi IT për gjenerimin e statistikës për aktivitetet gjyqësore. Ekziston softuer për statistikën gjyqësore, i cili është i instaluar në Këshillin Gjyqësor, për funksionalitetin e të cilit nevojitet futja e plotë dhe e saktë e të dhënave në AKMIS. Funksionimi i sistemit për gjenerimin e statistikës gjyqësore është i diskutueshëm, sepse, me përjashtim të një treguesi, institucionet nuk publikojnë në raportet e tyre vlerat aktuale të treguesve të parapara nga metodologjinë për statistikën gjyqësore. Të anketuarit janë përgjigjur se sistemi Informativ gjyqësor (AKMIS) ka ose ka pjesërisht pesë lloje të të dhënave: 1) sa u përket të dhënave të nevojshme për të përgatitur raporte vjetore të gjykatave, të anketuarit më së shpeshti kanë konfirmuar që sistemi ka të dhëna të tilla (30%), 27% janë prononcuar se ka pjesërisht, dhe 23% janë përgjigjur negativisht; 2) për vjetërsinë e lëndëve nga 29% janë përgjigjur se sistemi ka të dhëna të tilla, përkatësisht se ka pjesërisht të dhëna, ndërsa 21% janë prononcuar se sistemi nuk ofron të dhëna të tilla; 3) për numrin e seancave të shtyra 32% e të anketuarve janë përgjigjur se sistemi informativ nuk ka të dhëna, 29% se ka pjesërsht dhe vetëm 21% kanë menduar se ka të dhëna të tilla; 4) në lidhje me vlerën e treguesve nga metodologjia për statistikën gjyqësore, 25% janë përgjigjur se sistemi ka të dhëna të pjesërisht, 22% që nuk ka të dhëna dhe 16% që ka; 5) për të dhëna të tjera që janë të rëndësishme për mbajtjen e statistikës për sistemin e drejtësisë, 15% kanë konfirmuar që sistemi informativ ka të dhëna, 26% që ka pjesërisht, dhe 10% që nuk ka. Qëndrimet e ndryshme të të anketuarve për këtë çështje mund të jenë si pasojë e njohjes së ndryshme të nëpunësve gjyqësor me të dhënat e mbledhura nga sistemi, ndryshimeve ndërmjet nëpunësve në lidhje me parametrat që në praktikë i fusin rregullisht në të, si dhe dallimet në cilësinë e futjes ndërmjet nëpunësve të caktuar, gjë që mund të rezultojë me nevojën që të dhënat e mbledhura të kontrollohen pjesërisht ose plotësisht "manualisht" para se të përdoren për raportimin e performancave.
d) Stafi i specializuar gjyqësor për monitorim dhe evaluim. Një pjesë e nëpunësve gjyqësorë në gjykatat dhe Këshillin gjyqësor meren me përgatitjen e raporteve periodike për punën e gjykatave.
dh) Anketat e realizuara ndërmjet shfrytëzuesve gjyqësorë dhe profesionistëve juridikë. Institucionet shtetërore realizojnë anketa të tilla, por këtë e bën periodikisht shoqëria civile.
2020: